Commit 0603d5a4 authored by Sidorela Uku's avatar Sidorela Uku

Add new file

parent 7fffd6ee
Pipeline #220 failed with stages
in 1 minute and 5 seconds
================
Shtojca 1 - Direktiva PSI vs Karakteristikat e të Dhënave të Hapura Përgjithësisht të Pranuara
================
**(Lapsi-project, 2013)**
Duke vënë përballë dispozitat e direktivës PSI dhe karakteristikat e pranuara gjërësisht të të Dhënave të Hapura do çonte në nxjerrjen në pah se:
1. PSI i referohet "dokumentave të mbajtura nga organet e sektorit publik". Ndërsa Direktiva PSI inkurajon organet e sektorit publik të bëjnë publike dokumentat dhe të dhënat e tyre, të disponueshme për ripërdorim dhe gjithashtu vendos disa kufizime në aksese dhe ripërdorime tek këto dokumenta. Si fillim, Direktiva nuk përmban detyrimin për të lejuar ripërdorimin, duke i lënë kështu çdo Anëtar të Shtetve të BE të mirëmbajnë vetë kufizimet për akseset (zakonisht për shkak të privatësisë apo për shqetësime të sigurisë kombëtare). Përveç kësaj, Direktiva PSI aktualisht nuk aplikohet tek dokumentat e ruajtura nga transmetuesit e shërbimit publik, qendrat edukative dhe kërkimore, dhe qendrat kulturore. Të Dhënat e Hapura referohet tek 'të Dhënat" si një term më i gjërë i cili mund të përfshijë çdo lloj pune, njohurish, të dhëna dhe informacione pa kufizime burime të dhënash. Kufizimet në akses janë konceptuar kryesisht për të dhënat që prekin privatësinë, konfidencialitetin dhe sigurinë publike.
2. PSI mund të bëhet e disponueshme duke tarifuar një cmim për ri-përdorim. Direktiva PSI vendos limitin e sipërm të tarifimit bazuar në kostot toale rikuperuese të grumbullimit, prodhimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së dokumentave së bashku me një investim të kthyeshëm të arsyeshëm, duke lënë rrezikun për të kërkuar një tarifim më të ulët apo asnjë tarifim. Përveç kësaj, Direktiva inkurajon vendosjen në dispozicion të të dhënave me tarifa të cilat nuk kalojnë kostot margjinale të riprodhimit dhe shpërndarjes së dokumentave. Të Dhënat e Hapura duhet të jenë të disponueshme me tarifën e riprodhimit. Megjithatë, disponueshmëria online pa tarifim është opsioni i parë që zgjidhet.
3. PSI në vetvete nuk ndikon në ekzistencën apo pronësinë e të drejtave të pronës intelektuale të organeve të sektorit publik: ndërsa organet e sektorit publik mund të nxiten nga Direktiva për të ushtruar të drejtën e tyre të autorit në një mënyrë që lehtëson ripërdorimin, rregulli paraprak i pranuar nga Direktiva duket të jetë rregulli tradicional i të gjithë të rejtave të rezervuara nga autori. Prandaj, një organ i sektorit publik duhet të ketë informacione mbi të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe është në dorën e tyre të vendosin se sa gjërësisht mund të licensohen informacionet e tij. Ekspertët e të Dhënave të Hapura kërkojnë specifikisht të dhëna për të pranuar një Licensë të Hapura (p.sh Creative Commons, Open Government Licence) në mënyrë që të shpërndahen në hapur, duke aspiruar tek disa rregulla mbi të drejtat e rezervuara nga autori.
Markdown is supported
0% or
You are about to add 0 people to the discussion. Proceed with caution.
Finish editing this message first!
Please register or to comment