Commit 38b132b4 authored by Sidorela Uku's avatar Sidorela Uku

Add new file

parent dc70894d
Pipeline #208 failed with stages
in 1 minute and 9 seconds
================
4.3 Mirëmbajtja e të dhënave
================
Të dhënat mund të ndryshojnë gjatë kohës. Të dhënat historike do mbeten të qëndrueshme, ndërsa të dhënat e fundit mund të ndryshojnë shpesh. Prandaj, ne ju rekomandojmë të caktoni një proces për mirëmbajtjen e të dhënave. Ky proces konsiston në mirëmbajtjen e të dhënave dhe metadatave rregullisht, duke kontrolluar URIs dhe URLs, duke kontrolluar reagimin nga përdoruesi dhe përmirësimet e vazhdueshme dhe zhvillimi i suksesit tuaj.
.. image:: ../images/Open_Data_Goldbook_Figure38.png
:alt: Data maintenance process
4.3.1 Mirëmbajtja e të dhënave dhe metadatave rregullisht
-----------------
Të dyja të dhënat dhe metadatat mund të vjetrohen. Përditësimet, ndryshimet apo influenca të tjera mund të shkaktojnë që metadatat të bëhen të vjetruara. Kjo do resultojë në zbulueshmëri të ulët dhe rezultate të cilësisë së ulët për ripërdouesit në kërkimet e tyre për datasete të vlefshme. Prandaj, përditësimet duhet të bëhen rregullisht. Në varësi se si janë gjeneruar të dhënat tuaja, rëndësia e përditësimeve dhe ripërdoorimi i datasetit (frekuenca, cilësia), dataseti ka nevojë të përditësohet me intervale kohe. Performoni një vlerësim tërësor mbi të dhënat dhe diskutoni politikën me organizatën tuaj.
.. image:: ../images/Open_Data_Goldbook_Graphics_p56.png
:alt:
4.3.2 Kontrolli i URIs dhe URLs
-----------------
World Wide Web është dinamik. Prandaj, është e rëndësishme të kontrollohet rregullisht nëse ndonjë nga URIs dhe URLs (nga dhe tek datasetet) po funksionojnë akoma. Nëse URI-të ose URL-të e datasetit ndryshojnë, një uebfaqe që referohet tek to do i ridrejtojë përdoruesit tek faqe joekzistuese.
4.3.3 Kontrolli i reagimeve të përdoruesit dhe përmirësimet e vazhdueshme
-----------------
Reagimet nga përdoruesi do rrisin cilësinë e publikimeve të të dhëna tuaja. Përdoruesit mund të japin komente rreth të dhënave apo për ndonjë aspekt dhe duke përfshirë komentet në proceset tuaja, përdueshmëria dhe zbulueshmëria e të dhënave mund të përmirësohen. Konsideroni të shtoni një opsion për të marë reagime si një përmirësim potencial të portalit.
Markdown is supported
0% or
You are about to add 0 people to the discussion. Proceed with caution.
Finish editing this message first!
Please register or to comment