Commit dc70894d authored by Sidorela Uku's avatar Sidorela Uku

Add new file

parent 38747fa6
Pipeline #207 failed with stages
in 1 minute
================
4.1 Publikimi i të dhënave
================
Pas fazës së përgatitjes, dataseti është gati për tu publikuar. Pas këtij hapi, të dhënat janë të disponueshme në ueb dhe mund të ripërdoren nga çdokush për çdolloj qëllimi. Duke qenë se faza e publikimit varet nga situata specifike të organizatës, ne paraqesim tre shembuj të shkurtër për praktikat e publikimit: publikimet në një ueb (setet e vetme dhe bulk), një portal dhe një API.
.. image:: ../images/Open_Data_Goldbook_Figure34.png
:alt: Examples of how to publish data
4.2.1 Publikimi si skedarë në një uebfaqe
-----------------
Disa organizata apo portale kanë një numër të kufizuar datasetesh për të ndarë dhe ata e bëjnë këtë duke publikuar skedarët në uebfaqen e tyre. Për shembull, portali i të Dhënave të Hapura të qytetit të Duseldorfit përfshin një seri uebfaqesh për të ndarë të dhënat në uebfaqen e qytetit të tyre si në figurën më poshtë.
.. image:: ../images/Open_Data_Goldbook_Figure35.png
:alt: Open Data Portal Düsseldorf (19/12/2017) https://opendata.duesseldorf.de/
4.2.2 Ngarkimi në një portal
-----------------
Ngarkimi në një portal është kanali më i përdorur për publikimin e të Dhënave të Hapura. Eshtë mundësuar një shembull se si të publikojmë të dhëna duke përdorur CKAN. Figura më poshtë tregon një screenshot të portalit CKAN në të cilin janë ngarkuar të dhënat. Kjo është ndërfaqja e manualit të CKAN, e cila ka disa kufizime si ripërdorimi i shablloneve të ngjashme dhe mbështjetjes shumëgjuhëshe. Për një demo të plotë, shkoni në http://ckan.org. Më shumë informacione rreth zgjidhjes teknike janë përfshirë në "Shtojcën 5 - Zgjidhjet Teknike".
.. image:: ../images/Open_Data_Goldbook_Figure36.png
:alt: Example of a dataset added to the Flemish data portal using the CKAN interface
4.2.3 Publikimi nëpërmjet një API
-----------------
Publikimi nëpërmjet një API rekomandohet shumë në varësi të llojit të softuerit që ju po përdorni. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të publikohen specifikimet nëlidhje me API në uebfaqen tuaj. Një shembull i muirë i këtij rasti është nga UK, e cila shtoi një ikonë në uebfaqen e tyre për të marë linkun e API-s.
.. image:: ../images/Open_Data_Goldbook_Figure37.png
:alt: The UK Data Portal provides an API link via this icon on data.gov.uk
Markdown is supported
0% or
You are about to add 0 people to the discussion. Proceed with caution.
Finish editing this message first!
Please register or to comment