Commit e9cd9b05 authored by Sidorela Uku's avatar Sidorela Uku

Add new file

parent 0603d5a4
Pipeline #221 failed with stages
in 1 minute and 3 seconds
================
Shtojca 2 - Plani i Ndryshimit të Administrimit të të Dhënave Kryesore
================
**Herreweghe, N. van, 2015**
1. **Indetifikoni të dhënat kryesore tek të Dhënat e Hapura.** Bazuar në disa kritere, të dhënat të indentifikuara si të dhëna jokryesore nuk përfshihen në procesin e menaxhimit të të Dhënave të Hapura.
2. **Indetifikimi i sistemeve burim.** Cila është origjina e të dhënave kryesore dhe metadatat e tyre? Cilat sisteme burimesh ato prodhojnë?
3. **Mblidhni dhe analizoni metadatat bazuar në të dhënat kryesore.** Referojuni kapitullit për metadat për të Dhënat e Hapura, i cili përshkruan të gjitha fushat e nevojshme.
4. **Përcaktoni kujdestarët e të dhënave.** Këta individë kanë ekspertizën në të dy sistemet aktuale për të Dhënat e Hapura për ta bërë të njëjtin rregull të aplikohet njësoj në të gjitha burimet e të dhënave.
5. **Skiconi një program për qeverisjen e të dhënave dhe caktoni një këshill për qeverisjen e të dhënave.** Programi përcakton ku, kur, dhe cili përkufizim i të dhënave kryesore është vendosur. Këshilli i qeverisjes së të dhënave vendos në këshillim se cila procedurë normalizimi do të përdoret.
6. **Zhvilloni një model të të dhënave kryesore apo model logjik të të dhënave.** Në varësi të bazës së të dhënave të disponueshme dhe depos së të dhënave (nëse është e aplikueshme) dhe shpërndarjen e kërkuar të të dhënave, një model logjik dhe fizik i të dhënave është projektuar për tu menaxhuar nga proceset MDM.
7. **Konsideroni një mjet.** Nëse do menaxhohen të dhëna voluminoze, ne rekomandojmë të përdorni një set mjetesh MDM.
8. **Projektoni një infrastrukturë mbështetëse.** Për organet të cilat menaxhojnë volume të mëdha të dhënash dhe synojnë të kenë automatikisht të dhëna të hapura, konsideroni të përdorni një infrastrukturë mbështetëse për të implementuar proceset e Ekstraktimit, Transformimit, Ngarkimit.
9. **Gjeneroni dhe testoni të dhënat kryesore.** Kontrolloni cilësinë e të dhënave kryesore dhe konsistencën gjatë inspektimeve manuale apo automatike. Është e pamundur të krijoni dhe mbani të gjitha të dhënat kryesore të sakta në një herë. Set i mjeteve Ekstrakt, Transformo, Ngarko shpesh mban aftësitë për ta mundësuar këtë. Megjithatë, në disa raste mund të nevojiten testime specifike (për shembull për të pasur të Dhëna të Hapura anonime).
10. **Implementoni proceset e mirëmbajtës.** Proceset nuk janë asnjëherë statike dhe menaxhimi i MDM dhe rrjedhës së të Dhënave të Hapura nuk është gjithashtu. Prandaj, ju duhet të mundësoni një proces për mirëmbajtjen e të dhënave dhe ekstraktimin, transformimin, ngarkimin për të ruajtur cilësinë e të dhënave.
Markdown is supported
0% or
You are about to add 0 people to the discussion. Proceed with caution.
Finish editing this message first!
Please register or to comment